Ministrja për e Ekonomisë Artane Rizvanolli, në fjalën e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se marrëdhëniet me MCC dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë rrezikuar dhe dëmtuar dhe se ato janë të shkëlqyeshme.
Rizvanolli tha se opsioni i ndërtimit të gazsjellësit nuk është përjashtuar por asnjë nga tri studimet e fizibilitetit nuk kanë qenë të përfunduar në momentin kur është vendosur që garantin e MCC ta shfrytëzojnë për diçka tjetër.
“Përkundër disa mendime që po dëgjoja gazi nuk është burim i ripërtrishëm energjia nga gazi nuk është energji e pastër. Kjo do të bëhet vetëm nëse është në interes të qytetarëve. Nëse përdoret ose jo gazi nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet tona me SHBA ose BE. Kriza energjetike është pikërisht për shkak të çmimit të gazit. SHBA dhe BE janë duke tentuar ta ulin përdorimin e gazit”, tha ajo.
“Në diskutimet dhe bashkëpunimin që kemi pasur nuk ka qenë asnjëherë ky bashkëpunim i shtyrë nga kërkesat e kushtëzimet. Bashkëpunimi është i bazuar respekt të ndërsjellë. Prezantimi i çështjeve të gazit kinse ne po e kundërshtojmë jo vetëm që nuk janë të vërteta por as nuk i bëjnë nder shtetit të Kosovës e as SHBA-ve”. /Gazeta Enigma.