Rakiq: Frenimi i formimit të Asociacionit nuk çon në ndonjë përparim

Rakiq: Frenimi i formimit të Asociacionit nuk çon në ndonjë përparim

Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është me rëndësi jetike për popullin serb.

Kështu  theksuan sot ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq në takimin me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szyong.

Siç njoftoi Ministria për Komunitete dhe Kthim, Rakiq dhe Radojeviq thanë se bllokimi i procesit të formimit të Asociacionit  nuk çon në ndonjë progress.

Ata thanë se është e rëndësishme që vazhdimisht të punohet në krijimin e kushteve më të mira të jetesës në Kosovë dhe se për serbët, Asociacioni është mekanizmi primar për këtë, raporton KosovoOnline.

Gjatë takimit në Prishtinë, u bisedua për investime të reja sa i përket mjedisit ku jetojnë komunitetet pakicë, si dhe për fondin zhvillimor për veriun e Kosovës dhe rëndësinë e tij.

Related Articles