Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u ka bërë thirrje serbëve që të bojkotojnë zgjedhjet që janë duke u mbajtur në katër komunat veriore të Kosovës.
“Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht; për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti; për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë; për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb; për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri; për shkak të frikës në mesin e serbëve që mbjellin politikat e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara!! Bojkotimin e zgjedhjeve jolegjitime dhe ilegale‼️”, ka shkruar Rakiq në Facebook.
Kujtojmë që Lista Serbe ka bojkotuar zgjedhjet e 213 prillit, pasi kanë kërkuar krijimin e asociacionit dhe largimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. / Gazeta Enigma.