Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për miqësinë e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rama ka pohuar se nuk do të mungojë bashkëpunimi mes tyre, duke treguar se Kurti ka qëndruar edhe në shtëpinë e tij në Londër.
“Edhe Albini ka qenë në shtëpinë time, ka festuar ditëlindjen, kemi kontakte, mendoj që ka me qenë një bashkëpunim i mirëfilltë. Kurti është kryeministër unë jam kryetar i komunës, dhe duhet të bashkëpunojmë për të mirën e popullit. Ai mendon për të mirën e popullit, edhe unë mendoj po ashtu. Nuk mendoj që ka me mungu bashkëpunimi mes neve”, deklaroi ai në kanal 10.
Rama ka fituar mandatin e kryetarit të Prishtinës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën e të parit të kryeqytetit. /Gazeta Enigma/.