Dy të plagosur në Bardhosh të Prishtinës, kjo është gjendja e tyre

Dy të plagosur në Bardhosh të Prishtinës, kjo është gjendja e tyre

Dy persona kanë mbetur të plagosur rreth orës 15:30 në fshatin Bardhosh të Prishtinës, të njëjtit janë dërguar në QKUK.

Mjeku kujdestar, Naser Syla, ka thënë se gjendja e dy të lënduarve është stabile, derisa janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe janë duke pritur rezultatet e tyre.

Nga policia nuk kanë dhënë shumë detaje, por është thënë se dyshohet për një plagosje me armë zjarri dhe të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes.

Njësitë policore janë duke qëndruar brenda klinikës ku janë duke u trajtuar dy personat e plagosur.

Related Articles