Rama dhe Abazoviqi shohin nga afër shkatërrimin nga lufta në Irpin (FOTO)

Rama dhe Abazoviqi shohin nga afër shkatërrimin nga lufta në Irpin (FOTO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë shkuar në qytetin e Irpinit.

Atje, të dy liderët kanë parë nga afër shkatërrimin nga lufta.

Përmes një postimi në Twitter me disa foto të bashkëngjitura, kryeministri malazez thotë se paqja është e paçmueshme.

“Ne vizituam qytetin Irpin, ku u shkatërruan 1100 familje. Shumica e qytetarëve u larguan nga shtëpitë e tyre, infrastruktura u rrënua. Ne bashkëndjejmë me Ukrainën për humbjen e shumë jetëve dhe vuajtjeve që po kalojnë prej muajsh. Paqja është e paçmueshme”, ka shkruar Abazoviqi.

Related Articles