Rama: Do të finalizohet projektligji për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Rama: Do të finalizohet projektligji për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Shqipërisë.

Ai ka pohuar se do të finalizohet projektligji për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Rama po ashtu ka thënë se zhvillimi i dytë është se Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor te bujqësia.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit. E para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Falë bashkëpunimit me një institucion financiar prestigjioz të Italisë, jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit”, ka potencuar Rama. 

Related Articles