Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Emmanuel Macron, për zgjedhjen e tij edhe për një mandat si i pari i Francës.
Ai ka thënë se shpreson që shumë shpejt Macron do ta vizitojë Shqipërinë.
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”, ka shkruar Rama./Gazeta Enigma/