Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se familja Jashari nuk e ka mbështetur asnjë projekt-propozim për sheshin monumental “Adem Jashari” që planifikohet të ndërtohet në kryeqytet.
“Për këtë arsye gjatë këtij muaji Komuna e Prishtinës do të hap konkurs të ri për këtë çështje”, tha Rama.
Ai tha se tashmë mjetet janë ndarë dhe në janar do të rihapet konkursi.
“Ne e kemi pas konkursin edhe kemi pas projekt propozime si pjesë e projektit ne kemi qenë sensitiv edhe ndaj çështjes së familjes së Adem Jasharit dhe kemi pas reprezentuesin e familjes dhe në bazë të procesit nuk e kanë parë familja asnjë projekt që meriton për të ec përpara për këtë arsye edhe nuk e kemi ecur përpara gjithë ato projekte që kanë ardhur. Mirëpo, e kemi ndarë prapë buxhetin e kemi 150 mijë euro që ta rihapim prapë konkursin prapë dhe këtë do ta bëjmë në këtë muaj”, theksoi ai.