Rama: Ftoj kolegët e mi të Ballkanit të mos humbasin gatshmërinë e BE-së për zgjerim

Rama: Ftoj kolegët e mi të Ballkanit të mos humbasin gatshmërinë e BE-së për zgjerim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se brenda vitit pret që të hapen edhe tetë kapitujt e mbetur të Shqipërisë, në rrugën e anëtarësimit.

“Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me Këshillin Evropian dhe Bashkimin Evropian, për aspektin tonë të rrugës drejt anëtarësimit, që po ecën shumë mirë, sot Shqipëria është zyrtarisht në tavolinën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, tetë kapituj të tjerë do të hapen në ditët në vijim dhe synojmë t’i hapim të gjithë kapitujt për gjatë gjithë vitit”.

“Plani i përbashkët është që të arrijmë të mbyllim negociatat në harkun e tre vjetëve, kur filluan në vitin 2024 dhe për t’i përfunduar në vitin 2027. Është një mundësi e jashtëzakonshme për ne, pasi janë rreshtuar yjet në një farë mënyre, dhe BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojë anëtarë të rinj, por natyrisht të bazuar në meritë dhe rezultat”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar se folën edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai u bëri thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të mos lënë anash procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Aspekti tjetër që folëm ne presidentin është ecuria në tërësi e rajonit, edhe kjo është lidhur me arsyen se pse BE sot është në gatishmërinë më të lartë për të pranuar anëtarë të rinj, edhe konteksti politik është i tillë”.

“Unë dëshiroj që sot të përfitojë nga rasti që t’i ftojë të gjithë kolegët e rajonit që të mos e humbasim këtë moment që historia na e ka sjellë në derë dhe të shfrytëzojmë maksimalisht këtë gatishmëri të BE-së pa harruar që historia e gjithë këtyre viteve ka treguar se procesi i zgjerimit mund të shpejtohet në një moment dhe të ngadalësohet për shumë vite”, tha Rama.

Related Articles