Partia Socialiste do të mbledhë pas pak minutash Asamblenë Kombëtare. vetë kryeministri Edi Rama, ka njoftuar në Facebook, se në orën 17:00 do të jetë ai që do të mbajë fjalën hapëse përpara asamblesë.
“ Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan Rama në Facebook.
Pas fjalës së Ramës, mbledhja do të mbyllet për mediat. Pritet që në mbledhjen e sotme të bëhet një analizë e gjërë e punës së çdo ministrie.