Rama: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut pas zjarrit në Koçan

Rama: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut pas zjarrit në Koçan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i gatshëm të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për çfarëdo gjëje që kanë nevojë pas zjarrit që shpërtheu në një diskotekë në Koçan.

Aty mbetën të vdekur 51 persona dhe mbi 100 të lënduar. Rama u ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve të viktimave.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme”.

“I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka thënë Rama. 

Related Articles