Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar me emocion dhe krenari pas dy fitoreve të Shqipërisë ndaj Serbisë fillimisht dhe sonte të Kosovës ndaj Suedisë.
Në ndeshjen e zhvilluar mes Kosovës dhe Suedisë, ku Kosova triumfoi me një rezultat 0:1, Rama ka shprehur gëzim të madh për golin e arritur nga ekipi i Kosovës dhe ka përshëndetur festimin simbolik të golashënuesit, i cili shprehu krenarinë kombëtare duke bërë simbolin e shqiponjës pas shënimit të golit.
Këtë kremtë, madje e ndërlidhi me atë të golashënuesit shqiptar, Ray Manaj ndaj Serbisë, i cili po njëjtë në Serbi festoi me simbolin e shqiponjës dykrerëshe shqipe.
”Dy krena, dy fitore, një shqipe”
”Forca Kosovë”, shkruan ndër tjera, Rama.