Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se lëvizjet e Kurtit janë vetëm taktikë.
Sipas tij, Kurti po i bën këto lëvizje me të vetmin qëllim që të fitojë elektorat të brendshëm.
Ai gjithashtu përmendi një plan të ndërkombëtarëve, që sipas tij kanë gishtin te butoni ndaj Kosovës.
Kujtojmë se Edi Rama, para se të anulonte mbledhjen e nesërme, i kishte ofruar Kurtit një tjetër takim, të një formati tjetër, në të njëjtin vend, me Kurtin që refuzoi.
Pra, nesër ashtu siç e konfirmoi i pari i ekzekutivit kuqezi, nuk do të ketë mbledhje.