Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalur publikisht në mbështetje të protestës së OVL-UÇK-së kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahen nesër në Shkup, raporton Gazeta Enigma.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull.
“Pas Prishtinës 🇽🇰 dhe Tiranës 🇦🇱 , edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. 🇦🇱 Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, ka shkruar ai. / Gazeta Enigma.
