Rama: Në 11 maj do të marrim fitoren më të thellë zgjedhore

Rama: Në 11 maj do të marrim fitoren më të thellë zgjedhore

Kryeministri Edi Rama shprehet se në zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste do të korrë fitore historike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i SP tha se forca politike që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme do të ketë fitoren më të thellë të të gjitha garave zgjedhore.

Sipas tij PS është një forcë e pakonkurueshme.

Pjesë nga biseda:

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, zgjedhjet e ardhshme janë në prag. Cila do të jetë oferta e Partisë Socialiste, e cila kërkon tashmë një mandat të katërt, sepse ju nuk mateni me të tjerët, po duhet të mateni me vetveten?

Kryeministri Rama: Besoj që nëse ka një ofertë, që ka nevojë për shumë pak shpjegime ndërkohë që mbështetet nga shumë fakte, është oferta e Partisë Socialiste. Për këtë arsye, Partia Socialiste do të fitojë në maj të vitit të ardhshëm dhe do të ketë fitoren më të thellë të të gjithë këtyre garave që i kemi fituar njërën pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, sepse jemi një forcë politike, që është e pakonkurrueshme në çdo aspekt, e nuk mundemi dot.

Zëri i Amerikës: Atëherë, Zoti Rama, cila është arsyeja që ju praktikisht keni paralajmëruar, se në pjesën e sigurt të listave do të vijnë emra kryesisht të rinj, pra jo ata që kanë më shumë se një mandat, pra që më shumë se gjysma e deputetëve tuaj të jenë emra të rinj, jo përbërja aktuale e deputetëve?

Kryeministri Rama: Kjo është një çështje që do ta shikojmë me kujdes rrugës. Ajo që dua ta ritheksoj është që arsyeja pse ne nuk mundemi dot është arsyeja, sepse ne zgjohemi të parët dhe flemë të fundit, dhe unë zgjohem i pari nga të parët, dhe fle i fundit nga të fundit, kështu që deri kur dikush tjetër, disa të tjerë, do të zgjohen më herët dhe do të flenë më vonë dhe në ditën e tyre të punës do të bëjnë punë dhe jo llafe, Partia Socialiste do të bëjë atë që thotë dhe do të thotë atë që bën, dhe shqiptarët do ta mbështesin për atë që bën dhe për atë që thotë.

Dhe përsa i përket skuadrës, kjo na jep mundësinë që të kemi një skuadër të re akoma më të mirë se kjo që kemi sot, sepse në ndërkohë, siç e thatë edhe ju, ne matemi me vetveten, nuk matemi me kundërshtarët, sepse për t’u matur me kundërshtarët, duhet të ndalojmë, duhet të kthejmë kokën mbrapa, duhet të vëmë dorën mbi sy, duhet t’i shohim ku janë, edhe pastaj të fillojmë të matemi, gjë që s’kemi pse e bëjmë. Por nga ana tjetër, ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar dhe e kam thënë me kohë që, opozitën e vetvetes dimë ta bëjmë shumë më mirë sesa ata që na bëjnë opozitën nga jashtë vetes.

Kjo duket si retorikë, po nuk është retorikë. Ne bëjmë shumë analiza, ne bëjmë shumë diskutime të brendshme, ne bëjmë shumë anketime të opinionit, ne dëgjojmë shumë njerëz në të gjitha rrugët dhe jemi shumë të vetëdijshëm që s’jemi më të mirët, nuk jemi aq të mirë sa unë do të doja të ishim, po më të mirë se ne…

Related Articles