Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe u lënduan shtatë të tjerë.
Rama tha se lajmin për aksidentin fatal në Bullgari e ka trishtuar.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
Postimi i plotë:
Shumë dhimbje e trishtim!
Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na trishtoi e na dha dhimbje të thellë.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. /Gazeta “Enigma”/