Rama për arrestimin e Thaçit: Biden e quante Thaçin “George Washington”, ai u arrestua pa asnjë akuzë

Rama për arrestimin e Thaçit: Biden e quante Thaçin “George Washington”, ai u arrestua pa asnjë akuzë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Këshillin e Evropës për arrestimin e Thaçit nga Specialja, si rezultat i raportit të Dick Martyt.

Rama bëri thirrje tek evropianët që të imagjinojnë një situatë kur presidenti i tyre arrestohet pa asnjë akuzë, shkruan lajmi.net.

“Vetëm për një moment vini në lëvizje. Kur presidenti, apo kryeministri i vendit tuaj merret nga zyra e tij, vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare. Dikush përmendi Joe Bidenin. Joe Bideni e quante “George Ëashingtoni” i Kosovës. Ai u arrestua nga një autoritet i largët, i panjohur. Pa kuptuar se për çka ishte akuzuar. Thaçi u dorëhoq. U largua me dinjitet sepse për drejtësinë e kishtë vënë jetën në rrezik. Joseph K i gjallë, krijuar nga një lajm i rremë që u përhap si mortajë e ndikoi edhe politikën ndërkombëtare. S’jam këtu të vë në diskutim Specialen e as procesin gjyqësor, jam këtu për të vënë në diskutim burimin e infektuar. Kur bota kthehet përmbys, e viktima bëhet kriminel, gjithçka është e mundur. Zhduket dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtres”, tha Rama.

“Veprimet tuaja kanë shkaktuar një dështim të politikës ndërkombëtare. Një shtrembërim i të drejtave njerëzore. Jam këtu për ju, gra dhe burra që mund t’i shoh në sy, të cilët i lidhë me ndërgjegjën evropiane të drejtësisë.  Jam këtu të ju them që si rrjedhojë e vendimit të kësaj Asambleje. Bota e drejtësisë u kthye përmbys. Viktimat u kthyen në kriminelë. Kërkimi për të vërtetën u kthye në një përsëritje gënjeshtrash. Në njëri luftëtar u shndërrua në një kre të një bande mafioze. Një udhëheqës i zgjedhur që ndërtonte paqen u shndërrua në një kriminel. Lufta çlirimtare u kthye në një histori të trafikimit të organeve. Ata që u shpëtuan nga ndërhyrja humanitare, u akuzuan për krime nga më të tmerrshmet. Drejtësia ndërkombëtare u mënjanua nga hipokrizia ndërkombëtare”, tha Rama

Related Articles