Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se beson që edhe njohja e Kosovës nga Serbia do të vijë më herët sesa vonë.
Sipas tij, Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë.
Mes tjerash, Rama në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë, theksoi se dëshironte të theksonte fatin tragjik të atyre që kishin nënshkruar deklaratën e pavarësisë më 28 Nëntor 1912.