Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për takimin e tij me ish-presidentin e Kosovës Hashtim Thaçi, ndërsa ky i fundit ndodhet në paraburgim i hetuar nga prokuroria speciale.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për arsyen e kësaj vizite, Rama tha se e kishte marrë malli.
Pjesë nga biseda:
Rama: Ishte dhe tek formulari. Me ka marr malli shkrova.
Fevziu: E thua sinqerisht apo për të kaluar radhën?
Rama: Sinqerisht mo.
I pyetur nëse kjo ishte gjëja e duhur, Rama tha: “Unë besoj që ishte gjëja e duhur edhe në aspektin e detyrës, por në radhë të parë në aspektin vëllazëror, miqësor, por dhe në aspektin e detyrës, besoj ishte gjëja e duhur”.