“Rama po ngutet që të bëhet pionier i sanksioneve ndaj Kosovës”

“Rama po ngutet që të bëhet pionier i sanksioneve ndaj Kosovës”

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, vlerëson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do që të bëhet pionier i sanksioneve ndaj Kosovës, duke e anuluar takimin e paraparë për nesër.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai tha se edhe deklarimet e Kurtit lidhur me draftin e Ramës janë të pasjellshme.

“Me një anë e qet në taborin e Vuçiqit duke thënë ‘le t’ia propozojë Vuçiqit’, në anën tjetër e përmend Ballkanin e Hapur si një prej urave të miqësisë të Ramës me Vuçiqin dhe e refuzon me cinizëm një përpjekje e Ramës, e cila në fakt nuk është ide e vetë Ramës, është një përpjekje e BE-së që përmes Ramës duke e konsideruar Shqipërinë si vend më të afërt me Kosovën, të bëjë edhe një përpjekje që të bëjë njëfarë lloj draftstatuti, edhe pse unë nuk mendoj që i takon Ramës të bëjë propozime të tilla”, deklaroi Paçarizi.

Ai shtoi se këtu e kemi tashmë një luftë kryeneçe ndërmjet dy shqiptarëve ballkanas, mes Kurtit edhe Ramës, dhe Rama ngutet tash të bëhet pionier i sanksioneve ndaj Kosovës duke e anuluar një takim.

“Rama e refuzon një takim të tillë, te bën një kundërpropozim, sillet si Kurti me Quintin, dhe nga egoja e tepruar, njëherë e Ramës e tash edhe e Kurtit, Kurti nuk pranon një propozim tjetër për një format tjetër  në nivel ministrash të jashtëm dhe të mbrojtjes, të cilët janë më të afektuari, më të implikuarit në situatën aktuale në Kosovë, sepse situata aktuale në Kosovë tash është çështje e sigurisë edhe e raporteve ndërkombëtare, d.m.th i takon ministrave të mbrojtjes”.

Related Articles