Një tërmet i fuqishëm pati goditur Shqipërinë më 26 nëntor 2019 e dëmet më të mëdha ishin shkaktuar në Thumanë.
Si pasojë e tërmetit pati 16 viktima dhe shumë të lënduar. Përpos kësaj edhe shumë familje mbetën pa shtëpi.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e hënë e ka filluar me një lajm të mirë pikërisht për familjet e prekura nga tërmeti në Ndroq.
Ai tha se tashmë ka përfunduar rindërtimi i 61 shtëpive të cilat ishin shembur dhe rindërtimi në lagjen ere me 74 banesa është në fazën e fundit.
Shumë shpejt familjet do të mund të rikthehen në shtëpitë e tyre./Gazeta “Enigma”/
Postimi i plotë: