​Rama: Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë vëllazëri shqiptare

​Rama: Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë vëllazëri shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e së martës ka takuar disa prej përfaqësuesve të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Rama, i ka ftuar vet ata për një takim, e prej tyre vetëm Lëvizja Besa nuk e ka pranuar ftesën.

I pari i ekzekutivit të Shqipërisë, në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi nga takimi, dhe ka uruar një vit për të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo që janë. Vëllazëri shqiptare”, ka shkruar Rama.

Detaje të tjera se për çfarë kanë biseduar nuk janë bërë të ditura ende.


Related Articles