Rama takon diasporën e Londrës, u flet për vrasjen e 14-vjeçit në Tiranë

Rama takon diasporën e Londrës, u flet për vrasjen e 14-vjeçit në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot gjatë ditës ka vizituar Londrën, ku ka zhvilluar takim me shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje.

Ai ka mbajtur një fjalim para tyre.

Gjatë fjalimit të tij, ai ka folur edhe për vrasjen e 14-vjeçarit, i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli”, disa ditë më parë në Tiranë.

Kryemnistri shqiptar akuzoi politikën se po shfrytëzon tragjedinë për luftën e pushtetit.

“Një fëmijë vritet tragjikisht nga një fëmijë tjetër, në vend që të ketë reflektim, në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të politikës e viktimës. Askush nuk pyet më për viktimën, as për familjen e viktimës, as për nevojën e komunitetit për të gjetur rrugën. Kush të mundet përpiqet ta tërheqë në kanale duke ushqyer urrejtje. Duke nxitur ndasi, duke tjerrë me ditë e net lloj-lloj llafesh e teorish, sajuar lloj-lloj marifetesh e deri protestash kundër qeverisë për ta kthyer viktimën në mish për top në interes të politikës e biznesit mediatik. Ku bën vaki? Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe t’ia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma

Related Articles