Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Bruksel.
Atje, Rama ka takuar shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Costa do ta takoj edhe kryeministrin Kurti, në ora 19:00.
Pas takimeve të ndara, kreu i ri i KiE-së në ora 20:00 do të ketë një darkë me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. /Gazeta Enigma