Rama thotë se nuk ka të ardhme evropiane pa Ballkanin Perëndimor në BE

Rama thotë se nuk ka të ardhme evropiane pa Ballkanin Perëndimor në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se nuk do të ketë të ardhmes të Evropës pa Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Rama fjalimin në Forumin Strategjik të Blendit, e nisi me batuta të cilat tregonin gjendjen e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.

“Ne në Ballkan duhet të ruajmë diçka fort, ne qeshim edhe në vuajte, që evropianët nuk janë në gjendje ta bëjnë”, tha Rama, duke treguar batutën e optimistit dhe pesimistit në lidhet me integrimin në BE.

Ai tha se Ballkani Perëndimor nuk kërcon licencë të jemi evropianë, pasi në realitet, jemi evropianë.

Kryeministri i Shqipërisë potencoi para të pranishmëve në Forum se nuk ka të ardhme të Evropës pa pa Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Nëse BE-ja do të vazhdojë kështu, nuk  do të jetë mirë për ne, por do të jetë më keq për Bashkimin Evropian”, tha ai.

Ndryshe, të mërkurën ka nisur të mbahet Forumi Strategjik në Bled të Sllovenisë, ku pjesëmarrës janë krerë të lartë shtetesh evropiane bashkë me liderë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës. 

Related Articles