Te skuadra e Gjilanit pati shumë debutime në fitoren 1-0 ndaj FK Liepajës, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Trajneri Zekirija Ramadani debutoi me fitore në ndeshjen e parë zyrtare për SC Gjilanin.
Përveç Ramadanit, te Gjilani debutuan mbrojtësi Besart Krivanjeva dhe sulmuesi Baton Zabërgja, shkruan Gazeta Enigma.
Të dy lojtarët patën paraqitje fantastike në ndeshjen e djeshme duke luajtur për 90 minuta.
Zekirija Ramadani i ka thurur elozhe, Krivanjevës dhe Zabërgjës duke thënë se debutimi tyre ishte më i mirë se i tij te SC Gjilanit.
“Debutimi i Krivanjevës dhe Zabergjës ishte më i mirë se debutimi im. Lojtarët e rinj ndjehen sikur janë prej pesë vitesh me lojtarët e tjerë”, ka deklaruar Baton Zabërgja./GAZETA ENIGMA/