Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka pranuar se fitorja ndaj Liepajas ishte e vështirë. Gjilani fitoi 1:0 të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Për Ramadanin ishte debutim te Gjilani.
“Ishte ndeshja e parë zyrtare dhe gjithnjë ndeshjet e para janë të vështira, sidomos kur luan në Evropë. Ishte kundërshtar që ka luajtur me modul tjetër nga tri ndeshjet e kaluara. Kjo na krijoi pak vështirësi. E dham maksimumin, por nuk luajtëm lojën që e kishim përgatitur. Një prej faktorëve ishte edhe fusha, që nuk ishte adekuate për pasime të shkurtëra pasi mund të gabonim dhe të ndëshkohemi nga kundërshtari që ka shumë përvojë”, ka theksuar Ramadani. Ai ka pasur ankesa edhe në mënyrën si arbitri ka drejtuar ndeshjen.
“Mendoj që gabimet e arbitrit nuk ndikuan në rezultat. Por kishte shumë gabime kundër nesh. Sot kishte momente kur ai nervozoi ekipin. Cale ishte qendër e goditjeve. Por arbitri nuk reagoi fare. Nuk e shoh fajin te arbitrat por te ekipi im, pasi për 10 apo 15 minuta do të duhej të përshtateshim me arbitrin”, ka shtuar Ramadani.
Ai e di që ndeshja e kthimit në Letoni do të jetë e vështirë.
“Duhet të bëhet analizë të mirëfilltë. Tani e kemi përballjen direkte dhe nuk do të jetë e lehtë. Nëse shkojmë me mendjen se jemi kualifikuar, do të dështojmë. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Por tifozët e tyre nuk mund të bëjnë atmosferë si ‘Skifterat’ sonte. I falënderoj për përkrahjen e madhe”.