Ramiz Lladrovci vazhdon ta mbajë fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Ramiz Lladrovci vazhdon ta mbajë fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk e ka larguar ende fotografinë e Hashim Thaçit nga zyra e tij në komunë.

Se Lladrovci e ka akoma foton e Thaçit në zyrë, vërehet edhe në një fotografi që e ka publikuar vetë ai sot në llogarinë e tij në Instagram.

Përveç fotografisë së Thaçit, ai mbanë në zyre edhe fotografinë e Presidentes Vjosa Osmani, ashtu siç e përcakton ligji.

Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.

Related Articles