Raporti i DASH-it, Berisha: Ishte një radiografi e plotë e qeverisë

Raporti i DASH-it, Berisha: Ishte një radiografi e plotë e qeverisë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Komisionit e Rithemelimit, tha se raporti ishte një radiografi e plotë e qeverisë.

“Vlerësoj shumë raportin dhe mendoj se ka trajtuar në mënyrën objektive, problemet madhore të këtij vendi. Ka bërë një radiografi të plotë të kësaj qeverie, në rrafshin e të drejtave të njerut, në rrafshin e korrupsionit, në rrafshin e luftës kundër kriminalitetit. E gjej si dokument shumë të vyer dhe të dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të parë gjendjen në vend”.

“Pasqyronte problematikën e madhe të incineratorëve. Pasqyronte problemin e mungesës për shqiptarët të një të drejte themelore që është procesi i duhur gjyqësor. Nuk mjafton vetëm transparenca për një proces por edhe koha e duhur. Ishte një raport të cilën e përshëndes përzemërsisht dhe më vjen shumë mirë se rënditeshin të gjitha çështjet. Ishte një radiografi e plotë e regjimit të sotëm”, ka thënë Berisha.

Related Articles