Profesori amerikan në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben – Meir e ka komentuar raportin e Departamentit të Shtetit për Të Drejtat e Njeriut në Kosovë.
Ben – Meir ka thënë se të dhënat e publikuara në raportin për Kosovën janë shqetësuese.
Po ashtu, ai ka përmendur premtimet e Qeverisë për ta luftuar korrupsionin, duke thënë se megjithatë, duket që Kosova po përballet me korrupsion serioz qeveritar.
Postimi i plotë në Twitter:
Raporti vjetor i DASh-it për të drejtat e njeriut tregon të dhëna shqetësuese për Kosovën. Edhe pse qeveria e re ka premtuar se do të luftojë korrupsionin, sipas raportit, Kosova po përballet me korrupsion të rëndë qeveritar dhe mosndëshkim.