“Dorëzoni listën zgjedhore sa më shpejt në KQZ”

“Dorëzoni listën zgjedhore sa më shpejt në KQZ”



Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pasi Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Cramon tha se është për keqardhje refuzimi i Listës Serbe.

Ajo kërkoi që ky subjekt politik sa më shpejt ta dorëzojë listën zgjedhore.

“Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. Kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Cramon ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë përkushtim në zbatimin e = Marrëveshjes dhe Aneksit të 27 shkurtit.

“Apel për të gjithë aktorët përkatës Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit si me fjalë ashtu edhe me veprime”, u shpreh Cramon.

Related Articles