Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Istog është raportuar një person i zhdukur, që nga 2 korriku, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se një person ka raportuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend-ndodhja e tij.
“Istog, 02.07.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar me 19.08.2021 ka raportuar se me datën e cekur viktima mashkull kosovar, vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend-ndodhja e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raport.