Raportohet për katër persona të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë

Raportohet për katër persona të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se u raportua për katër persona të zhdukur vetëm brenda 24 orëve të fundit në vend, shkruan Gazeta “Enigma”.

Një burrë nga Gjilani ka raportuar në Polici se nëna e tre fëmijëve të tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

E në Dragash një mashkull Kosovar ka raportuar se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e saj.

Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, njofton Policia.

Ndërsa në Klinë një burrrë ka raportuar në Polici se gruaja e tij bashkë me dy vajzat e tyre ka shkuar në Tiranë te familja e saj, dhe nga ajo ditë nuk kanë kontaktuar dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

“Fsh. Perqevë, Klinë 02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data 02.03.2024 bashkëshortja e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në Pejë ankuesja femër shtetase e Serbisë ka raportuar në Polici se ka humbur kontaktet me vajzën e saj dhe se nuk është e informuar për vendndodhjen e saj.

“Rr. Qerim Muriqi, Pejë 18.03.2024-14:00.  Me 19.03.2024 ankuesja femër shtetase e Serbisë, ka raportuar se vajza e saj viktima femër shtetase e Serbisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles