Të enjten në Viti është raportuar për një rast dhunimi që dyshohet se kishte ndodhur në vitin 2020.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti i cili i nënshtrohet procedurave hetimore.
“Viti 2020. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti i cili i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.