Raportohet se Barcleona ka arritur marrëveshje me futbollistin e Chelseas

Raportohet se Barcleona ka arritur marrëveshje me futbollistin e Chelseas

Barcelona thuhet se ka arritur një marrëveshje me Cesar Azpilicueta dhe transferimi tashmë do të varet nga futbollisti spanjoll.

Sipas AS, Barça i ka ofruar qendërmbrojtësit 32-vjeçar një kontratë dyvjeçare, me opsion për një sezon tjetër, me një pagë bruto prej 13 milionë euro në sezon.

Atlético Madrid është gjithashtu në garë për lojtarin, por Azpilicueta preferon të nënshkruajë për skuadrën katalunase.

Reprezentuesi spanjoll ka rënë dakord me Chelsean për t’u larguar nga klubi, ku ka edhe një vit kontratë të mbetur.

Related Articles