Ja se kur pritet stabilizim i çmimit të naftës

Ja se kur pritet stabilizim i çmimit të naftës

Çmimi i naftës akoma nuk është stabilizuar, pasi që po ka lëvizje të një pas njëshme në treg, raporton Gazeta Enigma.

Së fundmi janë shënuar përsëri disa rritje të çmimit të naftës në tregun e Kosovës, për këtë gjë Gazeta Enigma ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjanin, i cili tha se momentalisht nuk do të ketë stabilizim të çmimit të naftës, pasi që po ka lëvizje të mëdha në bursat botërore.

“Sa i përket se çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mund të paragjykojmë shkaku se po ka lëvizje të mëdha në bursat botërore”, u shpreh Berjani.

Ai theksoi se stabiliteti i çmimit të naftës pritet ë arrihet kur të përfundojë lufta Ukrainë-Rusi.

“Stabilitet të çmimeve të naftës në treg do të ketë pasi të përfundojë lufta që po ndodhë Ukrainë-Rusi”, shtoi Berjani.

Momentalisht çmimet e derivateve në Kosovë, sipas kryetarit Berjani janë nafta 1.69 cent, benzina 1.49 cent.

/ GazetaEnigma

Related Articles