Mediat turke po raportojnë se ka vdekur në moshën 86 vjeçare Fethullah Gulen, i cili njihet si kundërshtari i presidentit turk Erdogan.
Ai ndërroi jetë në një spital në Pensilvani.
Raportimet nuk mund të konfirmoheshin menjëherë, raporton agjencia “Reuters”.
Gulen ishte akuzuar nga qeveria Erdogan për organizimin e përpjekjes për grusht shtet të vitit 2016 në Turqi dhe për drejtimin e një shteti paralel në vend për të marrë kontrollin e disa funksioneve qeveritare.