Një profesor universitar rrah gruan e tij pasi nuk i gatoi pite me spinaq

Një profesor universitar rrah gruan e tij pasi nuk i gatoi pite me spinaq

Një profesor universitar, siç raporton Jepi Zë, ka rrahur gruan e tij për shkak se nuk i gatoi pite me spinaq.

Sipas informatave të para, H.V. po pretendon se është rrahur nga bashkëshorti i saj, Sh.V, i cili raportohet se është profesor universitar.

Viktima ka deklaruar se deri te rrahja ka ardhur pasi bashkëshorti i saj ka kërkuar nga ajo që të gatuajë pite me spinaq, por ajo nuk ka pranuar, duke thënë se është e lodhur.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa me vendim të Gjykatës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Rasti ka ndodhur më 13 korrik 2023.

Related Articles