Ferizaj: Hapet ekspozitë me veprat fëmijëve me aftësi të kufizuara

Ferizaj: Hapet ekspozitë me veprat fëmijëve me aftësi të kufizuara

Galeria e Arteve në qytetin e Ferizajit, mbrëmë u gjallërua me ngjyra dhe figura imagjinative të 74 pikturave të krijuara gjatë pesë muajve të fundit nga fëmijët me sindromën Down dhe fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara.

E gjitha kjo u bë nën udhëheqjen e artistes Pranvera Sylejmani.

Hapja e ekspozitës u bë edhe me e veçantë pas performancës në piano të dy fëmijëve, Leart Gashi dhe Eloida Alija.

“Art Terapi: Krijime të shëndetshme dhe njohje me trashëgiminë kulturore në vendin tonë” është një nga projektet përfituese të mbështetjes financiare përmes thirrjeve publike të MKRS-së.

“Përmes iniciativave të tilla nxisim gjithë përfshirje, pjesëmarrje aktive të të rinjve në jetën kulturore me theks te fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara”, thuhet në postimin e MKRS-së në Facebook.

Related Articles