Pas pesë ndeshjeve, Besiktashi i është rikthyer fitoreve në Superligën e Turqisë.
Klubi ku luajnë dyshja shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi sonte fituan ndaj skuadrës së Ankaragucu, me rezultat 2-0.
Muçi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të, derisa Rashica asistoi te goli i dytë i shënuar nga Muleka.
Pas 33 xhirove, Besiktashi renditet në vendin e katërt në tabelë, me 51 pikë.