Rashit Qalaj e Isak Shabani do të jenë deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës

Rashit Qalaj e Isak Shabani do të jenë deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rashit Qalaj, do ta zëvendësoj Bedri Hamzën në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Qalaj ka qenë Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ngjashëm do të bëhet zëvendësimi edhe për deputetin Fadil Nura, i cili pritet ta udhëheqë komunën e Skenderajt pas rezultateve në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Nurën në Kuvendin e Kosovës do ta zëvendësojë Isak Shabani i cili në zgjedhjet nacionale mbante numrin 34 dhe vjen nga Podujeva, raporton Front Online.

Shabani i njohur me nofkën “Caka” është i mbijetuar i masakrës së Dubravës./Gazeta Enigma.

Related Articles