Rast i paprecedent, portieri merr karton të kuq pa nisur loja

Rast i paprecedent, portieri merr karton të kuq pa nisur loja

Një episod i çuditshëm ndodhi pak çaste para fillimit të ndeshjes ndërmjet Olimpias dhe Cerro Porteño, e vlefshme për Superkupën e Paraguajit. Jean, portieri i Cerros, u përjashtua në momentin kur skuadrat po vebdoseshin në fushë për nisjen e takimit.

Arsyeja? Teksa u vendos në zonën e portës, “gardiani” i lindur në vitin 1995 iu përgjigj fyerjeve të ultrasve vendës, të vendosur në tribunë pas porte, me një veprim të të turpshëm.

Gjithçka u dallua në kamerën e vendosur aty ku kryqëzohen shtyllat. Zyrtarët e ndeshjes në dhomën e VAR-it i rishikuan me kujdes pamjet dhe nuk hezituan të sinjalizonin kryesorin për t’i nxjerrë futbollistit kartonin e kuq.

Meqenëse ndeshja nuk kishte filluar, menaxheri i Cerro Porteño, Francisco Arce, mundi të aktivizonte portierin rezervë, Munoz. Megjithatë, ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të Olimpias./Gazeta Enigma/

Related Articles