Rast i pazakontë në Tiranë/ Kokaina dhe hashashi fshihen brenda makaronave të ziera për t’u futur në burg

Rast i pazakontë në Tiranë/ Kokaina dhe hashashi fshihen brenda makaronave të ziera për t’u futur në burg

Një mënyrë e pazakontë është përdorur për të tentuar futjen e drogës në burgun 313 në Tiranë. Doza kokaine dhe hashashi ishin fshehur brenda makaronave të gatuara, të sjella si ushqim për një të dënuar, Oltjon Asllani.

Report Tv ka siguruar fotot, ku shihet se droga ishte futur në brendësi të makaronave (rigatoni), një e nga një, me qëllim që të mos zbulohej gjatë kontrollit.

Policia zbulon dy parcela me 215 bimë kanabisi në Bulqizë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza.

Por tentativa dështoi. Gjatë kontrollit të ushqimit, u zbuluan dozat e fshehura, të cilat u sekuestruan dje gjatë një operacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ushqimi ishte porositur nga i burgosuri Asllani dhe i është dorëzuar nga një i afërm i tij, i cili sipas mediave është arrestuar për futje të sendeve të ndaluara në burg. Hetimet për këtë rast kanë nisur 15 ditë më parë, pasi të burgosurit i ishte regjistruar një bisedë ku shfaqej entuziast për “ushqimin special” që do t’i dërgohej në qeli.

Related Articles