Rast i rëndë për familjen Gashi, personi që u gjet i vdekur në Liqenin e Badovcit është 76-vjeçari i zhdukur që disa ditë

Rast i rëndë për familjen Gashi, personi që u gjet i vdekur në Liqenin e Badovcit është 76-vjeçari i zhdukur që disa ditë

Familja Gashi nga Lipjani mori sot lajmin e trishtë për familjarin e tyre të moshuar, të cilin e kishin raportuar si të zhdukur që disa ditë. Gafurr Gashi, 76-vjeçar, u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në Liqenin e Badovcit.

Një gjë e tillë tashmë është konfirmuar dhe pas konstatimit të vdekjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

gafurr

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se viktima dyshohet të jetë i moshuari, Gafurr Gashi, u cili u raportua si i zhdukur që nga mëngjesi i së dielës.

“Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është  gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin  mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles