Rast shumë i rrallë në futboll: Portieri shënon “hat-trick” për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij

Rast shumë i rrallë në futboll: Portieri shënon “hat-trick” për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij

Një portier në divizionin e katërt të futbollit të Greqisë ka arritur diçka që vetëm një portier profesionist e ka arritur më përpara duke shënuar “hat-trick” në një ndeshje kampionale.

Veterani Grigoris Athanasiou ka shënuar tre golat për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij, Pavlos Melas me shifrat 3:0 kundër Aetos Vassilikon.Të tre golat, portieri veteran i ka shënuar nga penalltia.

Dy golat e parë, ai i shënoi në pjesën e parë përpara se ta kompletojë “hat-trickun” në të dytën.

Madje, 37-vjeçarit të tre penalltitë i ka shënuar duke e dërguar topin në anën e kundërt të portierit kundërshtar.

E veçanta e tij gjatë gjuajtjes së penalltive ishte se para goditjes së topit, Athanasiou e bënte kërcimin identik sikurse Jorginho i Chelseat. Portieri i vetëm profesionist që ka shënuar tre gola, po ashtu nga penalltia në një ndeshje kampionale ishte Jose Luis Chilavert.

Ai pati realizuar “hat-trick” në fitoren e Velez Sarsfieldit 6:1 ndaj Ferro Carril Oeste në kuadër të kampionatit të Argjentinës.

Në fakt, Chilavert ka qenë i njohur për shënimin e golave edhe nga gjuajtja e lirë. Gjatë karrierës së tij, portieri paraguaian ka shënuar 67 gola nga penalltia dhe gjuajtja e lirë.

Related Articles