Prokuroria jep detaje për laboratorin ku u shkatërruan 32 kg marihuanë

Prokuroria jep detaje për laboratorin ku u shkatërruan 32 kg marihuanë

Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur një konferencë për media pas realizimit të aksionit antidroge i cili u zhvillua në Shirokë të Suharekës, raporton Gazeta Enigma.



Gjatë këtij aksioni janë kapur dhe konfiskuar 32 kg substancë narkotike, të llojit marihuanë e 2,059 bimë kanabis.

Prokurorja e rastit, Ariana Shajkovci, ka bërë të ditur në një konferencë për media se lidhur me këtë rast janë arrestuar 6 persona, prej tyre katër shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy të Kosovës.

“Bastisja është kryer në fshatin Shirokë të Suharekës. Hetimet kanë nisur më 4 shkurt ndaj tre personave ku njëri nga ta është arrestuar sot. Janë arrestuar gjashtë persona, katër shtetasë të Maqedonisë së Veriut, dhe dy të Kosovës”, ka thënë Shajkovci.

Sipas saj, laboratori i bimëve narkotike është kapur në kulmin e një ndërtesë shtatë-katëshe.

Ajo po ashtu ka thënë se janë sekuestruar edhe tri vetura, 6 telefonë celularë dhe 2,185 euro para të gatshme.

Related Articles