Rasti i parë i prekur nga ethet e minjëve është një 8-vjeçare, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë

Rasti i parë i prekur nga ethet e minjëve është një 8-vjeçare, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë

Në Kosovë shtë shënuar rasti i parë i infektimit me ethet e minjëve, derisa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar, shkruan Gazeta Enigma.

Ndërsa, Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka bërë të ditur për Gazetën ‘Enigma’ se rasti i parë i infektimit është një 8-vjeçare, derisa ka theksuar se gjendja e fëmijës është e rëndë, por stabile.

“Për momentin gjendja e fëmijës është stabile por edhe më tutje është e rëndë. Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë”, ka thënë Vishaj.

Vishaj ka treguar se fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve.

“Infeksioni ka ardhur nga rënie në kontakt me zonat e kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit, të cilat janë endemike për ethe të minjve”, tha Vishaj.

Ndër të tjera, Vishaj thekson se në ditët e fundit kanë pasur edhe dy raste të tjera por që kanë përfunduar mirë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ndërsa, IKSHPK-ja ka bërë apel te qyetarët që të mos përdorin fruta mali sepse mund të jenë shkaktarë të infeksionit nga ethet e minjëve.

“Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Poqese të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles