Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Ferizajn, Valon Ramadani, ka futur një propozim interesant në programin e tij. Ai ka treguar se nëse zgjidhet kryetar, çdo vit do ta organizojë festivalin vjetor “Miss Gjyshja”.
Këtë propozim, Ramadani e ka bërë edhe në prezencë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ata ishin në një takim elektoral me gratë në Ferizaj, ku Ramadani e shpalosi idenë për “Miss Gjyshja”.
“Krejt ata nipa e mbesa, kanë me ardhë në atë festival edhe kanë me duartrokitë kur t’i zgjedhet Miss Gjyshja një, dy edhe tre””, ka deklaruar Ramadani.
Derisa Ramadani po e shpaloste planin e tij për këtë festival, Kryeministri Kurti duartrokiste idenë e kandidatit të tij, dhe shihej duke qeshur.
Ndryshe, pas idesë së Ramadanit për festivalin vjetor “Miss Gjyshja”, kanë shpërthyer shakatë në rrjete sociale./Gazeta Enigma/