Java e fundit në Superligën e Kosovës në futboll ka sjellë polemika të shumta për ndarjen e drejtësisë.
Në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë mes Llapit dhe Gjilanit ka ndodhur një episod në fund të ndeshjes me të cilën janë duke vazhduar diskutimet e shumta edhe pas ndeshjes.
Shkak është bërë një penallti e akorduar nga gjyqtari Gramos Shala, penallti që ndikoi direkt në rezultat, shkruan Gazeta Enigma.
Shala së pari e akordoi penalltinë edhe pse në media shihet që gjyqtari nuk e kishte pamjen e duhur për ta akorduar penalltinë. Më pas gjyqtarët e VAR-it e kanë ftuar Shalën për ta shikuar në monitor dhe korrigjuar gabimin, por në fund Shala ‘vendosi’ vet duke e bërë gabimin edhe më të rëndë.
Në debatet sportive që u bënë mbrëmë të gjithë njëzëri ishin që në këtë rast Shala ia kishte ‘falur’ penalltinë Llapit.
Tashmë kanë reaguar edhe “Skifterat” tifozët e SC Gjilanit të cilët nuk pajtohen assesi me ndarjen e drejtësisë në Podujevë ku skuadra e tyre e zemrës u dëmtua.
Ata kërkojnë nga organet e FFK-së të ndëmarrin hapa konkret për mos e lejuar degjenerimin e garës.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë: /Gazeta Enigma/